E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brawn Vettel ka pasur makinen me te mire


Ross Brawn, drejtori i ekipit Mercedes, mendon se sfida e vërtetë e Sebastian Vettel nuk është fitimi i titullit të tretë në Formula 1, por mbajtja e hegjemonisë së tij edhe kur të pilotojë një makinë më pak të shpejtë se Red Bull.

“Pjesa më interesante e karrierës së Vettel do të jetë kur të mos pilotojë makinën më të mirë. Tani kemi një pilot fantastik në makinën më të mirë dhe këtë kombinim është e pamundur ta mposhtësh. Do të jetë interesante të shohim ndikimin dhe rolin e tij kur të mos ketë makinën më të shpejtë, por të jetë i detyruar të punojë për ta bërë atë kompetitive”, u shpreh ish-drejtuesi i Ferrarit në kohën e sukseseve të mëdha kur Kokëkuqen e pilotonte Michael Shumacher.

Brawn mendon se motivimi i Schumacher ishte të shkonte tek Ferrari dhe ta bënte atë një makinë fituese.

“Jam i bindur që edhe Vettel do të kërkojë një ditë të shkojë në një skuderi tjetër sepse motivimi luan një rol të rëndësishëm në pilotët e Formulës 1”, shtoi Braën.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Formula 1 Alonso: Nuk do të ketë tripletë për Vettel
Një ditë pasi Sebastian Vettel fitoi titullin e dytë kampion bote në Formula 1, piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, lëshon sfidën për në sezonin e ardhshëm. F1, Vettel: Marr pikën, pastaj festoj
Lideri i kampionatit botëror të Formulës 1, Sebastian Vettel, u shpreh i matur në konferencën e shtypit para garës së Japonisë që do të zhvillohet këtë fundjavë. F1, Button rinovon me McLaren
Jenson Button lidhi të ardhmen e tij me McLaren duke firmosur një kontratë shumë-vjeçare, detajet e së cilës nuk janë publikuar ende. Horner: Red Bull, më mirë se Ferrari
Christian Horner po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së tij profesionale. Shefi i skuderisë Red Bull po bëhet gati për të festuar titullin e dytë radhazi kampion të pilotit të tij, Sebastian Vettel, në një vit ku të dy makinat austriake po dominojnë këtë kampionat. Massa-Hamilton, sherr pas garës
Në mes të sesionit të intervistave pas përfundimit të garës, Lewis Hamilton po i përgjigjej pyetjeve të një gazetari kur Felipe Massa e ndërpret për ta qortuar pas aksidentit që britaniku i McLaren shkaktoi gjatë Cmimit të Madh të Singaporit, aksident që detyroi pilotin e Ferrarit të hynte në bokse.

Lajmet kryesore

Kosto e bllokimit të statusit
Shqipëria më pak fonde dhe sektorë të pafinancuar
Integrimi? Pak informacion
Topi: Me Turqinë, aleatë strategjikë në rajon
Aleanca Kuqezi, paradë në New York
Ostren, protestë kundër HEC

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›