Ryan Giggs fiton Kemben e Arte 2011

Lojtari uellsian Ryan Giggs ka fituar cmimin ndërkombëtar të karierës, “Golden Foot” 2011.
Lojtari-simbol i Manchester United ka qenë kandidati më i votuar në internet, në listën e 10 lojtarëve të seleksionuar nga juria ndërkombëtare.
Giggs ka lënë pas lojtarë të tjerë me emër si Javier Zanetti, Samuel Etoo dhe Xavi Hernandez.
Giggs ka fituar kështu “Këmbën e Artë” pas kandidaturave të shumta në edicionet e shkuara dhe një kariere të jashtëzakonshme, të pasur me kupa dhe rekorde, por ku mungonte vetëm vula e marrë në Principatën e Monakos.
Pasi ka marrë cmimin nga princi Albert II, Giggs ka lënë gjurmët e tij në cimento për Shëtitoren e Kampionëve, një lloj “walk of fame” për futbollistët përgjatë vijës bregdetare të Principatës.
“Këmba e Artë” është një objekt me formën e këmbës, i tëri në ar dhe me gurë diamanti në formën e yjeve.
Komiteti organizator ka vlerësuar gjithashtu, me cmimin e karrierës, argjentinasin Javier Zanetti, të cilin e ka cilësuar si legjendë të futbollit botëror.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Xavi: Topi i Artë? Për Messin
Xavi Hernandez, mesfushori i Barcelonës, mendon se Lionel Messi duhet të jetë fituesi i Topit të Artë edhe për këtë vit. Inter kërkon zëvendësimin e Snejder me Ozil
Inter ka një plan përsa i përket merkatos dhe në këtë plan bën pjesë fantazisti Mesut Ozil. Skënderbeu, shkarkohet Shpëtim Duro
Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajneri i skuadrës së Skënderbeut. Ylli brazilian kritikon FIFA-n për botërorin
Ylli i dikurshëm i futbollit brazilian, Romario ka deklaruar se FIFA nuk duhet të lejohet t’i diktojë ndryshime ligjit brazilian përpara Kupës së Botës 2014.
Kuzhe: Duam fitore me rumunët
Kombëtarja shqiptare kërkon të mbyllë me fitore fazën eleminatore të Euro 2012, e cila do të përfundojë të martën me ndeshjen kundër Rumanisë në Tiranë.
Lajmet kryesore
Kosto e bllokimit të statusit
Shqipëria më pak fonde dhe sektorë të pafinancuar
Integrimi? Pak informacion
Topi: Me Turqinë, aleatë strategjikë në rajon
Aleanca Kuqezi, paradë në New York
Ostren, protestë kundër HEC