Brazil 22 vjet burg per ish-portierin e Flamengos
Një gjykatë braziliane ka dënuar me 22 vjet heqje lirie ish-portierin e Flamengos, Bruno Fernandes. Ai ka pranuar se mori peng, vrau dhe më pas e copëtoi trupin e ish-të dashurës duke ia dhënë qenve si ushqim
Gjykata e cilësoi një “person të ftohtë dhe të dhunshëm”. Kjo pasi ish-portieri i Flamengos, Bruno Fernandes kreu një krim makabër.
Ai u dënua me 22 vjet burg, për vrasjen e ish-të dashurës Eliza Samudio. Në korrik të 2010-ës, ish-futbollisti mori peng dhe më pas vrau në mënyrë barbare ish-partneren.
Vendimi u dha nga gjykata braziliane e Contagem. Bruno rrezikonte deri në 41 vjet heqje lirie. Por, ai përfitoi nga ulja e dënimit, pasi rrëfeu krimin.
Fillimisht ai e mbyti me duar vajzën, më pas ia copëtoi trupin dhe në tentativën për të humbur gjurmët e krimit ia dha si ushqim qenve “rottëeiler”.
Çelsi i zgjidhjes së çështjes ishte fakti se vetëm pak muaj përpara ngjarjes, Eliza Samudio kishte lindur djalin e ish-portierit.
Bruno Fernandes kishte tentuar në çdo mënyrë ta bindte që të abortonte, ndërsa vajza kishte denoncuar kërcënimet dhe tantiva për ta marrë peng.