Alarm te Milani Pazzini dhe Mexes ne dyshim
Milani nuk më të jetë plotësisht i kënaqur.
Fitorja 2-0 në fushën e Genoas u shoqërua me dëmtime të rëndësishme.
Dy prej titullarëve të skuadrës, rrezikojnë seriozisht të mos luajnë në Champions League përballë Barcelonës.
Në dyshim është Giampaolo Pazzini. Sulmuesi shënoi një gol mjaft të bukur në “Ferraris”, por më parë ishte dëmtuar.
Prej goditjes në gju, ai u detyrua të largohej përpara kohe nga fusha. Stafi mjekësor do të vazhdojë të vlerësojë gjendjen e lojtarit, për të kuptuar nëse ai mund të luajë në “Camp Nou”.
Në sfidën më të rëndësishme të sezonit rrezikon të mos jetë as Philippe Mexes.
Edhe mbrojtësi u zëvendësua gjatë ndeshjes me Genoan. Francezi ka probleme muskulore në këmbën e majtë.
Situata bëhet edhe më alarmante prej problemeve që ka edhe Kevin Prince Boateng, për të cilin Allegri vendosi të mos rrezikonte në kampionat.