Brazil, 29 të vdekur nga përmbytjet
Dhjetë persona humbën jetën sot kur një hotel i vogël në Angra dos Reis u shemb, njoftoi televizioni "GloboNews" duke cituar burime nga forcat zjarrfikëse.Ekipet e shpëtimit, të mbështetura nga helikopterë dhe mjete lundrimi të marinës, hasën vështirësi për të arritur deri në zonën ku u shemb hoteli.Pamje televizive treguan hotelin që ishte varrosur totalisht nën një mal balte. Të enjten, një shi i furishëm që shkaktoi rrëshqitjen e baltës dhe përmbytje, u mori jetën 19 personave në Rio.Machado deklaroi se shirat e rrëmbyeshëm që janë parashikuar në ditët në vazhdim, mund të vështirësojnë punën e ekipeve të shpëtimit dhe të shkaktojnë të tjera rrëshqitje balte.