Irani ndizet përsëri
Adresa Jaras në internet njoftoi se protestuesit të cilët u keqtrajtuan me shkopinj gome nga ana e policëve u strehuan brenda godinës ISNA dhe më pas policët sulmuan godinën. Përveç kësaj aty thuhet se për të shpërndarë turmën e cila hidhte parulla kundër qeverisë në sheshin e Revolucionit policët filluan të shtinin me armë në ajër. Në adresat e reformuara të internetit Rah-e-Sabz bëhet e ditur se protestuesit të cilët kanë përgatitur protestën në Teheran janë goditur me shkopinj gome nga policia dhe forcat mbrojtëse të milicisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe gaz për të shpërndarë protestuesit. Sipas kësaj adrese protestat në Teheran zhvillohen në të paktën tre sheshe duke filluar nga sheshi i Imam Hysejnit. Adresa Jaras mbështetëse e opozitës që në lajmet e para në lidhje me protestën pohon që për të shpërndarë përkrahësit e liderit të opozitës Mir Hysejin Musevi të mbledhur në sheshin Imam Hysejin policia ka përdorur bomba me gaz lotsjellës por megjithatë protestuesit kanë vazhduar të hedhin sllogane kundër qeverisë.Meqë është ndaluar ndjekja e protestave nga ana e gazetave të huaja nuk gjendet as edhe një burim i vërtetë i cili mund të pohojë lajmet e transmetuara. Në Iran organizohen ceremoni të ndryshme në lidhje me ditën e Ashures, ditës së dhjetë të muajit Muharrem, muajt e fundit liderët e opozitës po përdorin ditët e rëndësishme dhe ditët e pushimit për të protestuar kundër qeverisë.