E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil Lula vuan nga kanceri


Ish-presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva është diagnostikuar me kancer në fyt.

66-vjecari ka një tumor në larging, bëhet e ditur në një komunikatë të shpërndarë nga spitali siriano-libanez në Sao Paolo.

“Pas kontrolleve të shumta, procesi i kimioterapisë do të nisë brenda pakë ditësh. Aktualisht pacienti është në gjendje të mirë”, thuhet në komunikatë.

Lula u zgjodh si president i Brazilit në vitin 2002, duke u bërë lideri i parë i së majtës në vend pas gjysmë shekulli.

Ai u rizgjodh për një mandat të dytë në vitin 2006 dhe la detyrën katër vjet më vonë me një kuotë të lartë mbështetjeje. Kushtetuta braziliane e ndalon mandatin e tretë rresht presidencial.

Dikur lideri i një sindikate, Lula drejtoi shtetin në një periudhë rritjeje të fuqishme ekonomike, gjatë të cilës miliona njerëz dolën nga varfëria.

Në mars të vitit 2010, në media të shumta u raportua se Lula kishte hequr dorë nga konsumimi i duhanit pas rreth 50 vjetësh.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Gjirokastër, sekuestrohen 147 kg marijuanë
Një i ri ndalohet dhe një shpallet në kërkim pas ndjekjes me makinë
FMN: Te rritet taksa e sheshte dhe kontributet
Rindërtimi i sheshit "Skënderbej"
Heqja e TVSH-së së ushqimeve
Rindërtimi i sheshit "Skënderbej"

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›