E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, Papa mesazh të rinjve: Bëhuni aktivë

Rreth  tre milionë njerëz mbushën plazhin e  Copacabana në Brazil për të dëgjuar fjalën e Papa Franceskut. Në Ditën Botërore të Rinisë duke folur nga një skenë të madhe në plazh Ati i Shenjtë iu referua dhe protestave të cilat janë duke u zhvilluar në Brazil për më shumë se një muaj.

“Të rinjtë në rrugë janë ato që duan të jenë aktorë të ndryshimit. Ju lutem mos lejoni të tjerët të jenë aktorë të ndryshimit,” tha Papa Fracesku duke kërkuar më shumë vemendje për problemete sociale dhe politike që po ndodhin në pjesë të ndryshme të botës.

“Midis indiferencës egoiste dhe të protestës së dhunshme, ka gjithmonë një alternativë të  mundshme: atë të dialogut. Një vend rritet kur dialogu konstruktiv ndodh në mes të komponentëve të saj ” tha  Ati i Shenjtë.

Në vizitën e tij të parë jashtë Vatikanit, që nga koha kur ai mori drejtimin e kishës katolike Papa Francesku tregoi edhe në Brazil afërsinë me njerëzit e thjeshtë dhe modestinë e tij.

Për të parë me sytë e vetë se si është gjendja kur jeta dominohet nga droga, Papa vizitoi edhe lagjen e varfër në veri të Rio de Zhanores e cila ka një emër shumë të keq për shkak të kriminalitetit dhe të dhunës që ushtrojë aty bandat kriminale.  Në vizitën 5 ditore në Brazil  Papa Francesku  përhapi humorin dhe optimizmin për jetën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›