E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terror në Vlorë, 3 persona vriten me kallashnikov në mes të plazhit

Tre persona janë vrarë më armë zjarri mesditën e sotme në një plazh privat në bregdetin e Vlorës.

Ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur Kalaja, pranë Ujit të Ftohtë ku një person ka hapur zjarr me kallashnikov dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen 3 persona.

Sipas informacioneve më të fundit viktimat janë Sokol Isufaj nga Fieri, Diana Ademi, 53 vjeçe nga Vlora  si dhe  17-vjeçari Serdi Bajlozi nga Prrenjasi, të cilët janë dërguar në morgun e spitalit të Vlorës.

Sipas informacioneve, autori i krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë fuoristradë me targa të huaja.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë marrë në pyetje disa persona si dhe  kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë si pasojë e krimit të rëndë është bllokuar për disa orë qarkullimi i automjeteve në aksin Uji i Ftohtë-Radhimë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›