E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, elektriciteti vret 17 persona

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në një qytet të vogël të Brazilit pasi një kabull korrenti u këput dhe ra mbi një turmë njerëzish që ishin në një parti para-karnavalesh.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Bandiera do Sul në shtetin Minas Gerais, në veri të Rio de Xhanieros.

Një grup personash po kërcenin afër një kamioni në sheshin qendror kur kabulli ra mbi personat që po zbaviteshin.

Dhjetëra persona u plagosën, disa prej të cilëve rëndë.

Kjo festë ishte njëra prej disa të planifikuarave në prag të karnavaleve, të cilat fillojnë të premten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›