E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, hidrocentrali irriton indigjenët

Ndërtimi i një hidrocentrali mbi lumin Aripuana në shtetin e Mato Grosos në Brazil ka shkaktuar pakënaqësi mes rradhëve të popullsisë indigjene.

Sipas medias shtetërore brazilianë një grup prej 300 personash me prejardhje nga 8 fise të ndryshme indigjene rrëmbyen për disa orë mbi 100 punëtorë të cilët ishin angazhuar për ndërtimin e hidrocentarlit.

Banorët vendas sipas të njëjtave burime janë irrituar pasi sipas tyre projekti për ngritjen e veprës energjitike është në një pjesë të lumit të cilën ata e cilësojnë të shenjtë.

Pas disa orësh të gjithë punëtorët e rrëmbyer u liruan ndërkohë që indianët e Brazilit kërkojnë riparimin e vendeve të tyre të shenjta të dëmtuara nga punimet për hidrocentralin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›