E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, i moshuari 74-vjeçar martohet me një dhi

BRAZIL - Një 74-vjeçar nga Sao Paulo në Brazil pritet të martohet me dhinë e tij të dashur Carmelita. Ceremonia është planifikuar të zhvillohet mesnatën e 13 tetorit në Kishën e Djallit. Çifti i veçantë do të kurorëzohet nga një prift që i përket një sekti satanik.

74-vjeçari Aparecido Castaldo ka qenë katër herë i martuar dhe është baba i tetë fëmijëve. Prej disa vitesh ka mbetur i ve dhe ka vendosur t’ja kushtojë të gjithë vëmendjen e tij dhisë Carmelita.

“Kur dikush më thotë se është diçka e keqe, u them se dhia nuk flet, nuk kërkon para për të bërë shopping dhe nuk mbetet shtatzënë.”- deklaroi burri.

Lidhur me marrëdhënien intime që do të ketë çifti i çuditshëm, 74-vjeçari siguroi se do të vetëm ketë vetëm një raport sentimental me kafshën dhe asgjë më shumë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›