Siri, Kerry: Bisedimet me Lavrov ishin konstruktive
GJENEVË- Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i konsideroi ''tepër pozitive dhe konstruktive'' bisedimet mbi çështjen e armëve kimike të Sirisë, që ai zhvilloi sot me homologun rus, Sergei Lavrov, në Gjenevë.
Kerry theksoi më tej se ai do të zhvillonte një tjetër takim me Lavrov, më 28 shtator në Nju Jork, në kuadër të punimeve të Asamblesë së përgjithshme dhe se shpresonte që një datë e saktë për konferencën ndërkombëtare të Paqes për Sirinë ''Gjeneva 2'' të mund të bëhej publike pas këtyre punimeve.
Sekretari amerikan i Shtetit po ashtu foli edhe për një takim tripalësh, që zhvilloi në Gjenevë me Lavrov dhe ndërmjetësin ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi.
(m.a/ansa/BalkanWeb)