E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, mbetjet e gjetura nuk jane te avionit

Forcat ajrore braziliane kane bere te ditur se mbetjet dhe materialet e gjetura ne Atlantik ne vendin ku mendohet se eshte zhdukur fuluturimi 447 i “Air France” nuk i perkisnin avionit.

“Eshte verifikuar se materiali nuk i perkiste avionit. Behet fjale per nje pjese te drunjte qe perdoret per transportin ne avion, por ne mjetin tone nuk kishte nje gje te tille”, eshte shprehur nje perfaqesues i ushtrise.

Ai shtoi gjithashtu se njolla e vajit e lene ne oqean nuk i perkiste avionit.

“Nuk eshte gjetur asnje material qe i perkiste avionit”, shtoi ai.

Ne kete menyre shtohet misteri i zhdukjes se “Airbus”-it me 228 persona ne bord.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›