Brazil, nis punimet konferenca e OKB-së për zhvillim
Liderët nga e gjithë bota po takohen në Rio de Zhanejro të Brazilit, në kuadër të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm.
Në fjalën e hapjes, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, ka kërkuar nga liderët botërorë që të përkushtohen për zhvillim të qëndrueshëm, duke tërhequr vërejtjen se koha për planetin tonë po kalon.
Zoti Ban i ka ftuar zyrtarët që të ndërmarrin aksion për ta përmirësuar jetën e njerëzve, por duke e mbrojtur planetin.
Megjithatë, analistët thonë se pritjet janë të vogla nga ky samit, i njohur si “Rio+20”, për shkak se në këtë qytet para dy dekadash ishte mbajtur Samiti i Tokës.
Ky samit e kishte hapur rrugën për marrëveshjen globale për biodiversitetin, ndërsa Protokoli i Kjotos, për efektin e serës, që përfundon këtë vit.
Propozim-teksti final i samitit “Rio+20” vetëm i parashtron synimet, por nuk i paraqet qëllimet mandatore.