E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi flet për Asanaj:Të zbardhet rasti

Kryeministri Hashim Thaçi foli për vdekjen e Dino Asanajt. Ai kërkoi zbardhjen e rastit deri në fund. Shefi i Qeverisë tha hapur se në këtë rast, duhet të zbardhen edhe shantazhet që të ndjerit mund t1`i jenë bërë. Kryeministri çmoi lart veprën e Asanaj.
 

Foli edhe Kryeministri Hashim Thaçi. Një javë pas rastit kur Dino Asanaj u gjet i lënduar për vdekje në zyrën pranë shtëpisë së tij, ai kërkoi të zbardhet e vërteta për këtë çështje.
 

Para ministrave që drejton, në mbledhjen e Qeverisë, Thaçi tha se drejtësia duhet të zbulojë çdo rrethanë apo edhe shantazh, që ka mundur të çojë në vdekjen e Asanaj.
 

Dino Asanaj, i cili ishte kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në mbledhjen e Qeverisë, u nderua edhe me një minutë heshtje.
 

Duke iu shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen e familjarit të tyre, Thaçi kërkoi nga të gjitha institucionet që të hetojnë shkaqet e vdekjes së Asanaj.
 

“Duhet të sigurojë të gjitha institucionet e Kosovës se do të bëjmë çdo angazhim që rrethanat e vdekjes së Asanajt, shkaqet e vdekjes së këtij zyrtari të lartë të shtetit, të sqarohen plotësisht”, deklaroi Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›