E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, pengohet nga turma makina e Papës

Turma të entuziazmuara të katolikëve kanë bllokuar makinën e Papa Françeskut teksa ai po udhëtonte nëpër rrugët e Rio De Zhanieros, gjatë qëndrimit të tij në Brazil.

Garda është detyruar që të shtyjë turmën prapa në momentin kur shoferi i Papës morri një kthesë të gabuar duke u përballur me turmën që i penguan rrugën.

Protestuesit anti-qeveritar e kanë shfrytëzuar arritjen e Papës të hënën në këtë shtet për të demonstruar kundër autoriteteve.

Agjencia e lajmeve franceze, AFP ka njoftuar se një prej fotografëve të saj është lënduar gjatë përleshjeve në mes të protestuesve dhe policisë.

Papa është mirëpritur nga Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ndërsa ai e filloi vizitën e tij shtatë ditore që ndër të tjera e përfshinë edhe shënimin e Ditës Botërore të Rinisë.

Françesku, 76 vjeçari me origjinë nga Argjentina, po e realizon udhëtimin e parë jashtë vendit që prej se është bërë Papa i parë që ka prejardhje nga Amerika Latine në muajin mars.

Brazili është shteti në të cilin jetojnë 120 milion katolikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›