E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, përleshje dhe plaçkitje gjatë një proteste në Rio de Zhaneiro

RIO DE ZHANEIRO - Protesta e mijëra personave përpara ndërtesës së guvernatorit në Rio de Zhaneiro, në lagjen më të shtrenjtë të qytetit, përfundoi në përleshje të dhunshme me policinë dhe plaçkitje.

"Manifestuesit urinuan mbi ne dhe na goditën me mbi 1 000 gura të trotuareve të rrugës", deklaroi sot koloneli, Pinheiro Neto, shef i shtabit të përgjithshëm të policisë ushtarake. Pesë policë u plagosën dhe 15 protestues u arrestuan.

Manifestimi në lagjen "Leblon", për të cilin u bë thirrje mbrëmë përmes rrjeteve sociale nga organizata "Anonymous-Rio", për të denoncuar korrupsionin politik, degjeneroi duke u shpërndarë nga policia me plumba gome, gaz lotsjellës dhe pompa uji.
(a.k/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›