E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, qyteti i Detroit ka paraqitur deklaratën e falimentimit

SHBA - Një ndër qytetet më të mëdha amerikane, Detroit ka paraqitur deklaratën e falimentimit. Përmes kësaj mase, ky qytet siguron mbrojtje nga kreditorët.

Një kompani menaxhere e kontraktuar nga shteti i Miçiganit ku ndodhet Detroiti, paraqiti dokumentacionin dje në një gjykatë federale.

Me këtë hap, Detroit bëhet qyteti më i madh amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara që deklaron falimentimin. Guvernatori i Miçiganit, Rick Snyder duhet ta nënshkruajë vendimin.

Detroiti ballafaqohej me barrën një deficiti buxhetor prej mbi 300 milionë dollarësh dhe një borxh afat-gjatë prej afro 14 miliardë dollarësh, transmeton Voa.

Deklarimi i falimentimit vë në pikëpyetje pensionet e ardhshme si dhe sigurimet shëndetësore të punonjësve të sektorit qeveritar në Detroit. Rreth 10 mijë vetë punojnë për administratën bashkiake të Detroit.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›