E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, përmbytjet, 13 të vdekur

Përmbytjet që kanë përfshirë Brazilin i kanë marrë jetën të paktën 13 personave.

Sipas autoriteteve vendase, në San Paolo, dhjetra persona rezultojnë të zhdukur, ndërkohë që mijëra të tjerë janë evakuuar.

Mbrojtja civile i bëri thirrje qytetarëve në zonat e prekura nga përmbytjet, mbi 50 qytete në shtetin e San Paolos, që të mos dalin nga shtëpitë e tyre, e në vecanti të shmangin udhëtimet me makina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›