Egjipt,Vatikani kundër përshallëzimit të dhunës në vend

Selia e Shenjtë ndan të njëjtin shqetësim me autoritetet egjiptiane për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës fetare në vend.
Lajmi është njofuar nga Ministri i Jashtëm i Vatikanit, Domenik Mamberti, i cili ka zhvilluar një takim me ambasadoren egjiptiane pranë Selisë së Shenjtë, Lamya Aly Hamada Mekhamar.
"Selia e Shenjtë ndan me popullin egjiptian të njëjtin shqetësim për atentatin e Aleksandrisë", tha Mamberti. Ambasadorja Mekhamar ishte thirrur për konsultime në Kajro, pas atentatit të Aleksandrisë. Takimi me Mambertin u zhvillua pas rikthimit të tij në Vatikan.