Brazil, presidentja e re Rousseff

Lamtumirë presidencës së Lula-s në Brazil. Tashmë posti i presidentit në ketë vend do të mbahet nga një grua, Dilma Rousseff.
63 vjecarja është gruaja e parë në postin e kreut të shtetit. Gjatë ceremonisë së zhvilluar me rastin e shpalljes së saj si presidente në vendin amerikano - jugor, mernin pjesë përfaqësues të lartë të politikës botërore, ndër të cilet edhe sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton dhe presidenti venezuelan Hugo Chavez.
Zyrtarisht , Rousseff ka marrë sot detyrën e presidentes së Brazilit. Mijëra njerëz u grumbulluan një ditë më parë në rrugët e kryeqytetit brazilian, përkundër motit me shi, për të përshëndetur Dilma Rousseff, ndërsa ajo merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit. Usef u rrethua nga një ekip sigurie i përbërë prej grash, të cilat vrapuan pranë makinës Rolls Rojs së presidentes nëpër rrugët e Brazilias. Në fjalimin e parë para ligjvënësve brazilianë, Rousseff u zotua se do të ndihmojë çrrënjosjen e varfërisë së skajshme dhe se do të punojë për t`i mbajtur çmimet nën kontroll.
Presidentja 63-vjeçare morri postin nga mësuesi i saj në politikë, Luiz Inasju Lula da Silva, që gëzonte popullaritet të gjerë dhe njihej nga shumë njerëz si “Lula”. Nën udhëheqjen e zotit da Silva, Brazili u ngrit në një ekonomitë kryesore të botës, së bashku me Rusinë, Indinë dhe Kinën. Vlerësohet se 30 milion njerëz janë bërë pjesë e klasës së mesme gjatë presidencës së tij 8-vjeçare.