E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktima e parë nga përmbytjet në Australi

Vërshimet e mëdha që e kanë goditur bregun verilindor të Australisë, nga një zyrtar janë cilësuar si "katastrofë me përmasa biblike".

Ministri i Thesarit i shtetit Kuinslend, Endrju Frejzer, po ashtu tha se përmbytjet do t`i kushtojnë vendit mbi 900 milionë dollarë.

Policia tha se një njeri ka humbur jetën. Gruaja ishte mbytur teksa po përpiqej të kalojë nëpër një zonë të vërshuar.

Zona e vërshuar është më e madhe se Franca dhe Gjermania, dhe ka prekur rreth 200 mijë njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›