E Enjte, 5 Nëntor 2026

Brazil, rritet në 21 numri i viktimave nga përmbytjet

Është rritur në 21 numri i personave që kanë humbur jetën në si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut në shtetin Bahia në verilindje të Brazilit.

Në një deklaratë nga Mbikëqyrja dhe Mbrojtja Civile (Sudec) e rajonit Bahia thuhet se është rritur në 21 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të shirave që vazhdojnë në rajon që prej muajit nëntor e deri më tani.

Nga përmbytjet kanë humbur shtëpinë 34.163 persona, janë zhvendosur 42.929 njerëz ndërsa janë prekur 471.786 persona.

Ndërkohë është rritur në 136 numri i qyteteve ku është shpallur situatë emergjente për shkak të përmbytjeve në shtetin, popullsia e të cilit tejkalon 15 milionë.

Prefekti i shtetit Bahia, Rui Costa ka deklaruar se rajoni është ndikuar nga fatkeqësia natyrore dhe COVID-19 dhe se të gjitha ilaçet dhe vaksinat në disa qytete janë bërë të papërdorshme.

Në pjesën jugore të Bahia-s ishte njoftuar se 37 qytete kanë mbetur plotësisht nën ujë për shkak të përmbytjeve nga shirat intensivë që nga java e kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›