E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil tre dite zi kombetare

Brazili do te mbaje 3 dite zi kombëtare për vdekjen e mbi 230 personave që humben jetën në një klub nate pas shpërthimit të zjarrit në qytetin Santa Maria, mbrëmjen e së shtunës.
Familjare dhe miq u mblodhën ne një gjimnaz ne Santa Maria te dielen për te identifikuar te dashurit e tyre te vendosur ne arkivole. 

Zjarri nisi nga performanca piroteknike në skenë e një grupi muzikor. Autoritetet braziliane theksojnë se shumica e viktimave ishin studentë, të cilët vdiqën të mbytur nga tymi.
Ky ka qene zjarri më vdekjeprurës ne vendin amerikano-latin qe prej 5 dekadash.

Qeveria shtyu një ceremoni festive qe duhet të mbahej sot pasi duhen edhe 500 dite nga nisja e Kupës së Botes që do të zhvillohet në Brazil.

Presidentja Dilma Rousseff ndërpreu një vizite në Kili dhe po viziton të mbijetuarit ne spital.

Zyrtarët kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mendohet se shumë prej viktimave nuk kanë mundur të largohen nga klubi pasi e vetmja dalje emergjence e tij ishte jo funksionale.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›