E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcimi i marredhenieve me Azerbajxhanin

Kryeministri Berisha priti Azad Rahimov, Ministër i Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit. Ministri Rahimov tha se ishte gati të nënshkruante Marrëveshjen e Përbashkët për Rininë dhe Sportet, që do t’i forconte akoma më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve në këto fusha. Kryeministri Berisha tha se Shqipëria synon të forcojë bashkëpunimin me Azerbajxhanin në çdo fushë e veçanërisht në atë ekonomike, ku të dy vendet i pret një e ardhme akoma më e mirë dhe më e sigurt. Ministri i Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit po shoqërohet nga një grup biznesmenësh azerë, të cilët po shfaqnin interes të madh për investime në Shqipëri, nisur edhe nga taksat e ulëta që aplikohen këtu. Me ministrin e Rinisë dhe Sporteve të Azëerbajxhanit u takua edhe kryetarja e Kuvendit Topalli. Ndër të tjera ata vlerësuan Gazsjellësin transadriatik, TAP, ku Azerbajxhani ka një rol kryesor, si një projekt strategjik që do të ndikonte pozitivisht në perspektivën e gjithë rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›