Brazil vizita speciale per te burgosurit gay

Të burgosurit homoseksualë në Brazil, të cilët kanë regjistruar emrin e partnerit, nga tani e tutje do të mund të vizitohen prej tyre brenda qelive.
Kjo është rregullorja e re e miratuar në të gjithë burgjet braziliane që u lejon të gjithë të burgosurve homoseksualë të takohen disa herë në muaj me partnerin ose partneren e tyre.
Rregulli i ri që lejon ciftet homoseksuale të takohen pas hekurave në të gjitha burgjet e Brazilit, aplikohej prej disa vitesh në dy shtete braziliane, përkatësisht në Rio dhe Pernambuco.