E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braziliani Zhuninjo kalon në kampionatin e Katarit

Lion - Braziliani Zhuninjo i jep fund bashkëpunimit të tij me skuadrën e Lionit. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm ai do të jetë futbollist i Al Gharafa-s në kampionatin e Katarit. Ish-lideri i Lionit ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me këtë ekip menjëherë pas kompletimit të ekzaminimeve mjekësore.

“Calciomercato” bën të ditur se Zhuninjo është prezantuar zyrtarisht mbrëmë si lojtar i Al Gharafa-s në prani të drejtuesve të klubit. Të interesuara për shërbimet e fantazistit brazilian ishin edhe skuadrat e Interit dhe Xhenoas në kampionatin italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›