Mançesteri hedh sytë nga Robin van Persi
Mançester - Mançester Junaited është duke menduar seriozisht për të marrë shërbimet e sulmuesit holandez Robin van Persi. Kontrata aktuale e sulmuesit me klubin e Arsenalit skadon qershorin e ardhshëm, dhe drejtuesit e këtij klubi i kanë ofruar 80 mijë sterlina në javë për ta rinovuar atë.
Vetë futbollisti nuk ndjehet i motivuar për të vazhduar më tej me Arsenalin, duke preferuar një ekip që i ka mundësitë reale për të fituar kampionatin anglez dhe Ligën e kampioneve.
“Oferta për rinovim është e mirë financiarisht, por ajo nuk është gjithçka. Bëhet fjalë për ambiciet e mia dhe plotësimin e tyre”.
“Në katër sezonet e fundit kam fituar vetëm një trofe, Kupën FA, ndërkohë që unë dëshiroj më shumë”, citohet Van Persi nga “The Sun”.