Braziliani i pestë të Chelsea!

Sulmuesi brazilian i skuadrës ukrainase Metalist Kharkiv, Taison pritet të jetë përforcimi i radhës për Chelsean. 24 vjeçari brazilian e ka pranuar vetë se është magjepsur kur ka dëgjuar interesimin e Chelseat javë më parë.
"Me të dëgjuar lajmin se Chelsea po më kërkon mua, unë isha në Londër për të rënë në sytë e Abramovich. Unë kam luajtur në një skuadër me Oscar dhe dua që të bashkohem prapë me të, te Chelsea" deklaroi Taison.
Taison pritet të jetë braziliani i pestë të Chelsea pas Luiz, Ramires, Oscar e Piazon./Indeksonline/