Lëndimi i Agueros, shqetësimi i Cityt

Sergio Aguero ka pësuar lëndim në përballjen me Stoke City. Sulmuesi argjentinas ka lëshuar fushën me dhimbje në këmbë duke sjellur shqetësimet e para në vitin 2013 për skuadrën e Roberto Mancinit.
Aguero pritet të jetë jashtë sfidës së rëndësishme në Premierligë ndaj Arsenalit ndërsa mungesa e tij është e sigurtë në ndeshjen për kupë ndaj Watford.
"Ka një përsëritje të lëndimit. Nuk e dim saktësisht se sa do të jetë jashtë, por ai ka gjasa të mëdha për të munguar ndaj Arsenalit" deklaroi Platt, asistenti i Mancinit./Indeksonline/