E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bregdeti i Godullës, turistët: Shqipëria, vend që mund të vizitohet i gjithi vetëm me një rulotë

Bregdeti i Godullës përgjatë Adriatikut është një nga destinacionet që ka tërhequr vëmendjen e disa vizitorëve të huaj.

Disa turistë spanjollë me rulotën e tyre, kanë bërë një ndalesë në këtë zonë, e cila nuk është shumë e frekuentuar.

Ky grup turistësh ka shijuar edhe natyrën e mrekullueshme ndërmjet maleve dhe përgjatë shtrirjes së lumit të pastër që buron nga zona turistike e Qafështamës, por zona turistike e Thethit i ka mahnitur.

Pavarësisht impaktit pozitiv që u ka krijuar natyra këtu në Shqipëri, ata shprehen kritikë për çmimet e disa produkteve bazë.

Turistët spanjollë përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të vizitorëve të huaj që vijnë në Shqipëri.

/rtsh.al/

 

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›