Bregovic kerkon te kthehet ne Sarajeve

Goran Bregoviç, kompozitori dhe një nga eksponentët më të mëdhenj të muzikës ballkanike, ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në qytetin e tij të lindjes, Sarajevë.
Bregoviç ka ikur që andej në fillim të viteve 90 me fillimin e luftrave në ish Jugosllavi dhe ka jetuar gjatë këtyre viteve në Paris dhe Beograd.
Ai do të jetojë në Sarajevë së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.
Bregoviç ka lindur në qytetin boshnjak 60 vjet më parë nga një mama serbe dhe një baba kroat.