E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfirmohen banoret ne shtepi

Janë Hënes dhe Kreshniku dy banorët e larguar nga shtëpia e Big Brother.

Hënes u eliminua nga votat e publikut gjatë të gjithë javës, ndërsa Kreshniku rezultoi si ai më pak i votuari ndër të preferuarit e gjashtëshes së banorëve, që hynë në shtëpi javën e kaluar. Tashmë konkurentet zyrtarë të lojës janë 15.
 
Të kandiduarit në rrezik eliminimi për javën e ardhshme janë: Ervini, Ermela, Toros dhe Algeni.

Kandidimi për Algenin do të jetë dy javë rresht.

Përpos eliminimeve dhe kandidimeve, gjatë mbrëmjes së spektaklit banorët u vunë përballë njëri-tjetrit në lidhje edhe me raportet e tyre. Dy prej tyre: Neda-Ogren. Marrëdhënie e vështirë për t’u përkufizuar me fjalë, veçanërisht nga Neda, por pa dyshim një raport i veçante.

Prova e javës u kalua me sukses.

Banorët që u impenjuan më pak gjatë provës, për dënim, do të ndërtojnë një shtëpi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›