Bregu: Aplikimi për statusin shqyrtohet në vjeshtë
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu bën me dije se sinjalet janë pozitive, pasi veç performancës së mirë në zgjedhje, asnjë vend i bllokut nuk ka tendencë për të bllokuar procesin.
Optimizmin lidhur me këtë çështje, qeveria shqiptare e lidh me deklarimet e forta të zyrtarëve të lartë të Brukselit në raport me zgjedhjet parlamentare.
Ministrja Bregu thotë se panoramës se vlerësimeve zyrtare pozitive te Brukselit qe me herët konkluduan me hyrjen ne fuqi te MSA, i mungonin zgjedhjet, kriteri me i rëndësishëm politik për t’u përmbushur.
Muaji më i mundshëm për shqyrtimin e kërkesës duket të jetë tetori. Ministrja për Integrim thotë se procesi jo domosdoshmërisht është i lidhur me datën e shpalljes se progres-raportit të BE, dokumentit që bën vlerësimin e ecurisë 1-vjeçare të vendit.
Bregu garanton se procesi për shqyrtimin e statusit kandidat nuk do të hasë në asnjë pengesë nga vendet e BE. (start/tch)