E Diel, 1 Nëntor 2026

Milloshoski braktis OKB-në, shkak shëndeti

Milloshoski siç konfirmuan për MIA-n në MPJ-në e Maqedonisë e lëndoi këmbën dhe nuk është e mundur që të niset për në SHBA.

Në vend të tij në Nju-Jork do të udhëtojë zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Zoran Petrov. Nga MPJ-ja informojnë se dje pasdite ministri Milloshoski  është shtruar në spitalin e qytetit të Shkupit ku u konstatua lëndimi i ligamentit të këmbës së majtë dhe është kryer imobilizim me terapi, ndërsa për këtë duhet pushim disaditor.

Ministri Milloshoski, përkundër Asamblesë së Përgjithshme të KB-së duhej që ta shoqëronte presidentin Ivanov edhe në takimin e paralajmëruar me ndërmjetësuesin në bisedimet maqedonaso-greke për emrin Metju Nimic. (mia/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›