E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Falje per 12 gra e te mitur

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, i dergon listen me 12 emra te denuarish, gra e te mitur, Presidentit Bamir Topi, me qellim faljen e tyre. Lajmi eshte bere i ditur dje nga vete ministrja, qe shpeshhere ne deklaratat e saj ka dale ne mbrojtje te dy kategorive. Me 29 dhjetor te vitit te kaluar, dy dite para nderrimit te viteve, Bregu i ka nisur listen me emrat e 8 grave dhe 4 te miturve kreut te shtetit, duke kerkuar faljen e tyre. Presidenti Topi nuk ka dekretuar ende faljen e fundvitit, nje tradite e ndjekur edhe nga paraardhesit e tij. Ministrja e beri kete deklarate edhe gjate takimit te djeshem per denimet alternative te te miturve ne Shqiperi.
Duke i kushtuar vemendje te vecante kategorise se te denuarave femra dhe te miturve, Majlinda Bregu, pervecse nxiti denimet alternative, tha se duhet te aplikohen edhe zbutje te denimeve e amnisti. Per kete qellim, ajo i ka derguar nje liste me 12 persona, gra e te mitur, Presidentit Bamir Topi, duke i lene ne dore verifikimin e tyre, nese meritojne nje amnisti te tille. Ne tryeze kane marre pjese gjyqtare te seksionit te te miturve, perfaqesues nga gjykata te ndryshme, si dhe specialiste te Ministrise se Drejtesise. Gjithashtu, te pranishem kane qene dhe perfaqesues te organizatave te te miturve. Bregu citoi se ne liste gjenden gra, qe jane te paarsimuara, qe kane pak kontakte me familjaret dhe pjesemarrese ne aktivitete te shumta, te rehabilituara me kalimin e viteve. Po keshtu, per kater te miturit qe nuk perbejne rrezikshmeri shoqerore dhe jane verifikuar nga specialistet.
Lista i eshte derguar zyres se Presidences, dy jave me pare, dhe pritet qe kreu i shtetit te kryej verifikimet per secilin prej emrave. Nderkohe qe ende nuk konfirmohet nese ka nje liste shtese per faljet qe ben vete numri nje i shtetit. Bregu beri te ditur se,

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›