E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata, burg per kasapin e Ballshit

Fier - Gjykata e Rrethit te Fierit ka vendosur te lere ne burg pa afat Florian Brakaj, 50-vjecarin e akuzuar per vrasjen e tri diteve me pare ne Ballsh te 31-vjecarit Sadush Hyskaj. Trupi gjykues degjoi pretendimet e te akuzuarit, i cili deklaroi se krimin e ka kryer per vetembrojtje, pasi ishte sulmuar nga viktima dhe kusheriri i tij. Mbrojtja kerkoi nje mase te bute sigurie, ndersa prokurori i ceshtjes, Genci Mane, eshte shprehur se i pandehuri paraqet rrezikshmeri shoqerore dhe nuk mund te lihej i lire. Ne perfundim te seances, gjyqtari Fatri Islamaj vendosi te konsideroje te arsyeshme kerkesen e akuzes, duke lene ne burg kasapin 50-vjecar, deri ne perfundim te hetimit gjyqesor.
Xh.B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›