Bregu: Fushë-Kruja, zona ku Vis Martinaj është kthyer në legjendë

Gazetari Zylyftar Bregu deklaron se Fushë-Kruja është një zonë shumë problematike jo vetëm në kohët e stome, por e tillë ka qenë edhe në kohë të diktaturës. Fushë- Kruja, sipas tij, është një zonë ku Vis Martinaj është kthyer në legjendë
“Është një zonë shumë problematike. Shumë vepra penale adresohen në atë zonë. Hetimet bllokohen, ka viktima dhe krimi bëhet zinxhir. Jemi në një zonë ku Policia e Shtetit nuk ka përgjigje, ndonëse pati afat për gjetjen e autorëve të vrasjes së Vis Martinajt. Ai është kthyer në një lloj legjendë. Lidhjet mund të jenë edhe aksidentale, por për sa kohë nuk është zbardhur vrasja e tij, emrat që vriten të çojnë tek ai. Edhe në sistemin diktatorial ka qenë zonë e vështirë. Nuk është e rastit që edhe oficerë të lartë të policisë në atë zonë, janë të përfshirë deri nivel shoferësh me grupet kriminale.’, tha Bregu.
/rtsh.al/