E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqipëria, pjesë e stërvitjes rajonale me skenarë zjarret në pyje

Në kuadër të projektit IPA FF- Ipa Floods & Fires, të financuar nga Mbrojtja Civile Europiane, u zhvillua një stërvitje komplekse me skenarë zjarret në pyje në Maqedoninë e Veriut nga data 18 deri 22 mars 2024.

Në këtë stërvitje u angazhuan 7 shtete: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali Zi, Bosnje Hercegovina, Serbi dhe Turqia. Në total u përfshinë 270 trupa, 90 mjete, pajisje të ndryshme dhe 3 avionë morën pjesë në stërvitje.

Shqipëria mori pjesë me 40 persona dhe 10 mjete me pajisje, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe Kryqi i Kuq Shqiptar.

Programi u financua dhe u realizua nga Bashkimi Europian DG ECHO, i kryesuar nga Mbrojtja Civile Italiane dhe anëtarë të tjerë të konsorciumit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se, është e angazhuar dhe mbështet për forcimin e të gjitha strukturave pjesë e Sistemit të Mbrojtjes Civile në Shqipëri.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›