Bregu: Kunati, investim i rregullt

Sipas ministres Bregu, sulmet ndaj saj, të urdhëruara nga zoti Rama, kanë për qëllim të lënë në harresë faktin se 80 përqind e lejeve të ndërtimit në Tiranë i marrin vetëm katër firma seksere të kryetarit të bashkisë.
Zonja Bregu e cilësoi si burracak zotin Rama, pasi, sipas saj, duke u marrë me kuotat modeste të kunatit të saj, që ka investuar në mënyrë të rregullt dhe ligjore paratë në energjitike, Edi Rama po i fshihet publikut pas daljes së skandalit të fundit të sekserëve të tij.
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e mbyll deklaratën e saj duke ftuar zotin Rama të mos përdorë me gratë për përbaltje dhe të mos jetojë më në mbretërinë e tij të frikës, me truproja të kthyer në ndërtues, por të gjejë guximin për t’u përballur në publik me akuzat për korrupsionin galopant 12 vjeçar në miliona euro.