Vokshi e Braçe në prokurori për korrupsionin

Tiranë, 28 gusht – Deputetët Albana Vokshi dhe Erion Braçe u thirrën dje në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar lidhur me akuzat e ngritura ditët e fundit nga opozita për lejet koncesionare në sektorin publik, shkruan sot “Start”.
Deputetja e maxhorancës, Albana Tartari akuzohet nga opozita për mosdeklarim të pasurisë, duke fshehur atë të Arjan Tartarit, personit me të cilin bashkëjeton. Partia Socialiste pretendon se licensat koncesionare të përfituara nga Tartari janë dhënë në mënyrë joligjore, falë lidhjeve fisnore dhe politike të zonjës Vokshi.
Prokuroria e Tiranës bën të ditur se ka nisur hetimin për akuzat e lëshuara këto ditë nga të dyja palët për korrupsion dhe abuzim me detyrën.
Gjatë dëshmisë së tij, deputeti socialist Erjon Braçe mësohet se ka konfirmuar deklaratat e tij në daljet publike, qëndrimet e opozitës për akuzat lidhur me mosdeklarimin e pasurisë dhe sulmet për licensen që ka marrë kompania e zotit Arjan Tartari për shfrytëzim të fushave naftëmbajtese dhe 6 licensat per hidrocentrale.
Ndërkohë, deputetja Albana Vokshi sqaroi pozicionin e saj në lidhje me akuzat e bëra në dëm të saj dhe sulmet e kryera nga ajo vetë ndaj kreut të opozitës Edi Rama për korrupsion me lejet e ndërtimit.