E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Marrja e statusit si vend kandidat, nuk varet nga ne, por nga BE-ja

Share

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, gjatë një konference për shtyp është shprehur që nuk dihet se kur Shqipëria mund ta marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Sipas Bregut: “kjo nuk është në dorën tonë, por të BE-së, pasi është kjo e fundit që cakton axhendën”.

Por, Bregu është shprehur optimiste, duke thënë se statusi mund të merret edhe në pranverë, duke parë edhe frymën e bashkëpunimit në vend.

Do të jetë këshilli i qershorit apo shtatorit që do të vendosë në axhendë shqyrtimin e statusit, nuk ua them dot. Në momentin që Shqipëria tregon se po realizon detyrimet, atëherë gjithçka është mirë. Një nga rekomandimet është lufta ndaj korrupsionit, një tjetër lufta ndaj krimit të organizuar dhe një tjetër për shembull trajtimi në burgje. Këto të fundit nuk janë rekomandime që ezaurohen me afate kohore, por duhet treguar gatishmëri për t’i adresuar, ka theksuar Bregu.

Bregu u shpreh se tashmë nuk ka 12 kritere për të përmbushur, por 10, pasi puna me komisionin e reformëz zgjedhore ka nisur, ndërsa vetëm një ditë më parë u miratua në parlament kandidatura e PS-së për Avokatin e Popullit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›