E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusmali: Do kemi një KLSH të përçudnuar

Share

Deputeti demokrat dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, duke folur për ABC, ka shpjeguar edhe votën e tij abstenim për kandidaturën e Bujar Leskajt si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Rusmali tha se ruan bindjen se ishte një procedurë e përçudnuar, që do sjellë një KLSH të përçudnuar. Presidenti refuzoi konsultën me parlamentin, nuk i dha mundësi të ushtrojë kompetencat. Diskutimi im është juridik. Kur dikush thotë se nuk e lë parlamentin të bëjë ligj a nuk është atentat? Edhe refuzimi i konsultës nga presidenti është maune me tritol në shkallët e presidencës, në shkallët e parlamentit, që po e lidh me mungesën e njohurive juridike të Topit. Vota ime: Një procedurë e përçudnuar do sjellë një KLSH të përçudnuar, koha do e vërtetojë. Grupi i PD u tregua më i gjerë se presidenti për të shmangur krizën, vlerësoj qëllimin e tyre, por ruaj bindjen që produkti do jetë i përçudnuar, tha Rusmali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›