Bregu: PD do të jetë një opozitë e fortë dhe jo thashethemesh
Një ndër figurat kryesore të PD-së, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu garanton qytetarët shqiptarë se do të jetë një opozitë e fortë, denoncuese përmes fakteve konkrete përballë çdo premtimi të pambajtur të mazhorancës së re.
Në këtë intervistë për "Gazeta Shqiptare", znj.Bregu premton seriozitet dhe përkushtim të opozitës së djathtë në parlament në mbrojtje të interesave të shqiptarëve, ndërsa denoncon kryesocialistin Edi Rama për premtime globaliste dhe të parealizueshme. Sipas Bregut, ato do të zhbëhen shumë shpejt. Ministrja Bregu komenton edhe ekipin e ri të z.Rama, të cilët i quan të rinj që nuk kanë bërë asnjë lloj pune në jetën e tyre.
Ajo ndalet edhe tek deklarata e ambasadorit amerikan Arvizu, duke i kujtuar se shqiptarët që kanë votuar nuk mund të krahasojnë në asnjë rast zgjedhjet e 23 qershorit 2013 me situatën e vitit 1992. Majlinda Bregu thotë se që ditën që kalon në opozitë, përgatitesh për të marrë pushtetin dhe beteja drejt tij do të jetë e përditshme.
Znj.Bregu, a po ambientohet PD-ja me të qenurit në opozitë dhe çfarë synon ajo në parlamentin e ri ku i duhet të përballet me mazhorancën e majtë?
Partia Demokratike do të jetë një opozitë e fortë, serioze në misionin e saj, do të jetë një ekip cilësor që do t'u provojë shqiptarëve se premtimet tona ishin konkrete. Nuk ka dyshim se duhej të kishim bërë më shumë, por ne i bëmë ato që premtuan dhe shqiptarët e dinë shumë mirë këtë. Askush nuk mund të mohojë, sado që të përpiqet, reformat e bëra nga qeveria "Berisha" përgjatë dy mandateve dhe të njëjtën gjë do të bënim sërish. Por përballë kemi një mazhorancë të re, e cila premton njëherë për 100 ditët e para, pastaj për 300 ditët dhe 4 vitet, por shumë shpejt do përballet me reagimin e opozitës dhe qytetarëve.
Cili do të jetë ky reagim, çfarë nënkupton kjo?
Premtimet e Partisë Socialiste dhe kreut të saj janë të parealizueshme dhe shumë shpejt do të zhbëhen. Ne do të jemi këtu për të denoncuar me prova konkrete dhe jo thashetheme siç bën e majta, çdo premtim të pambajtur të mazhorancës së re. Ajo do të përballet me opozitën dhe qytetarët, sepse premtimet e PS-së janë të parealizueshme. Ato do të zhbëhen shumë shpejt dhe ne do të jemi çdo ditë përballë saj, jo me gënjeshtra, as me thashetheme, por me prova konkrete, sepse nuk mund të bësh premtime deri globaliste. Ndaj ne jemi në gatishmëri, të gjithë gati për një opozitë të fortë dhe serioze, për t'u treguar shqiptarëve fytyrën e vërtetë të qeverisë së re. Premtimet elektorale janë marrëveshja që Edi Rama ka me qytetarët, dhe ai do të duhet të përballet me këto sfida. Por premtimet e Ramës janë të parealizueshme dhe ne do të jemi në Kuvend për të denoncuar çdo politikë të gabuar, çdo shkelje të ligjit, çdo premtim të pambajtur, dhe çdo denoncim do të bëhet mbi bazën e fakteve dhe provave konkrete.
Kjo mazhorancë, a po tregohet "e paduruar" duke filluar mbledhjet e qeverisë ende pa u dekretuar nga Presidenti?
Unë e kam shprehur dhe më parë mendimin tim për qeverinë e re "Rama" dhe i përmbahem sërish asaj që kam thënë në "Facebook". Është një sultjash i gatuar shpejt, por që nuk ngop asnjërin. Aq më tepër që kjo mbledhje e qeverisë së padrejtuar u bë në të njëjtën ditë me mbledhjet zyrtare të qeverisë.
Si i konsideroni anëtarët e kabinetit të qeverisë "Rama"?
Të qeverisësh është përgjegjësi, por nuk mund të qeverisësh me njerëz të rinj që nuk kanë punuar asnjë ditë. Kjo është tallje që u bën qytetarëve të këtij vendi. Unë nuk jam kundër të rinjve që të marrin përgjegjësi, të rinj jemi edhe ne, por ne, para se të bëheshim pjesë e qeverisjes, kishim të paktën deri në 10 vite punë. Rama kërkon të qeverisë me të rinj që nuk kanë bërë asnjë lloj pune, ndaj nuk pres ndonjë seriozitet apo përkushtim të kësaj qeverie ndaj interesave të vetë qytetarëve shqiptarë.
Ende pa marrë pushtetin, PS-ja po akuzon PD-në për marrjen pa të drejtë ligji të godinës së SHQUP-it dhe shndërrimin e saj në seli partie.
Pse gjithë ky debat për SHQUP-in?
SHQUP-i e kishte humbur prej kohësh funksionin e tij dhe Partia Demokratike do ta kthejë atë në një seli dinjitoze. Z.Rama ka dëshirë ta ruajë Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë Popullore si aset të kujtesës komuniste e deri tek tekat idhnake, për të shpallur e mbledhur "sultjash-qeverinë" e padekretuar, në të njëjtën ditë me mbledhjet zyrtare të qeverisë.
PD-ja ka nevojë më tepër për një banesë apo për njerëz...?
Njerëzit, PD-ja i ka, dhe madje një ekip të shkëlqyer, mjaft cilësor dhe serioz, por ajo që më bën përshtypje është se askush nuk u shqetësua për Skënder Gjinushin, që me partinë e tij punon në një vilë në rrugën "Fortuzi". Askush nuk u shqetësua që 22 vjet me parë, pikërisht me një dekret presidencial, Partia Socialiste u vendos në godinën që është sot. Presidenti i atëhershëm Ramiz Alia e pa të arsyeshme që socialistët të vendoseshin në godinën e ish- Komitetit të Partisë. Selia e Partisë Socialiste ka një hapësirë shumë herë më të madhe se ajo ku aktualisht është vendosur Partia Demokratike. Atëherë, pse duhet gjithë ky shqetësim se PD-ja po zhvendoset tek një godinë për hapësira të tjera?
Do të hyni në selinë e re para fillimit të sezonit të ri parlamentar?
Këtë nuk mund t'jua them që tani. Të shohim.
Ç'po bëhet me analizën e humbjes së zgjedhjeve dhe kur do të fillojë procesi i ripërtëritjes së PD-së?
Aktualisht nuk ka asgjë zyrtare. Të mbyllet muaji gusht dhe shtatorin e kemi përpara.
A do të jetë i vështirë rikthimi i së djathtës në pushtet?
Që ditën kur kalon në opozitë përgatitesh se si të marrësh pushtetin. Beteja do të jetë e përditshme deri në rikthimin në pushtet.
Prej disa ditësh PD-ja ka debatuar në distancë, përmes disa zyrtarëve të saj, me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu për krahasimin që ai u bëri zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 me ato të vitit 1992. Ju, si e konsideroni këtë qëndrim të z.Arvizu?
Nuk ka asnjë debat me ambasadorin Arvizu. Por ajo që mund të them është se asnjë ambasador nuk mund të bëjë komente adekuate. Aq më tepër që z.Arvizu i ka përfunduar mandati dhe është në ikje. Një ambasador në çdo vend të botës ndërton marrëdhënie bilaterale, megjithatë shqiptarët që kanë votuar e dinë shumë mirë se nuk mund t'i krahasojnë zgjedhjet e 23 qershorit me ato të vitit '92. (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)