Konkurset e Arkitekturës, Kaçani: Këtë vit do të zgjasin katër orë
TIRANE- Ndryshe nga viti i kaluar, ku konkurset e Arkitekturës zhvilloheshin për 8 orë me radhë, këtë vit ato do të zgjasin vetëm 4 orë. Gjithashtu, është reduktuar edhe numri i ditëve në të cilat ato zhvillohen, nga 3 në 2. Detajet janë bërë publike nga rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani. "Konkursi nuk do të zhvillohet në tri ditë, por në dy.
Ditën e parë do të bëhet në sallë të mbyllur ku do të bëhet vizatimi teknik dhe gjeometri deskriptive dhe nga ana tjetër do të bëhet kompozimi arkitektonik. Të dyja këto rubrika do të kenë 40 pikë. Nëse deri dje janë zhvilluar në 8 orë, sivjet do të zhvillohen në 4 orë në sallë. Dita e dytë do të jetë një vizatim në natyrë dhe aty do të bëhet vlerësimi me 20 pikë", - ka deklaruar Kaçani.
Gjithashtu, ai ka bërë me dije se konkurset e këtij viti janë të fundit që do të zhvillohen, pasi në vitet në vijim pranimet do të bëhen vetëm në bazë të pikëve të grumbulluara nga Matura Shtetërore. Kaçani shprehet se me heqjen e konkurseve të Arkitekturës është menduar edhe një strukturë e re për selektimin e të rinjve në këtë degë gjatë vitit të parë. Sipas tij, ata në fund të vitit do të zhvillojnë testin dhe në rast se nuk do ta kalojnë, do të humbasin të drejtën që të vazhdojnë degën e Arkitekturës. Afati i regjistrimit në konkurset e Arkitekturës ishte nga data 16 gusht deri në orën 12.00 të ditës së sotme. Regjistrimet për zhvillimin e konkursit bëhen pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)