E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Pjesëmarrja në votime 3% më e lartë se në vitin 2009

TIRANE – Sipas të dhënave të Partisë Demokratike, pjesëmarrja e qytetarëve në votime, deri në orën 14:30, ka arritur në 36%, që rezulton të jetë 3% më e lartë se në zgjedhjet e katër viteve më parë.

Në një konferencë për shtyp, Majlinda Bregu u bëri apel qytetarëve shqiptarë që të vazhdojnë të votojnë, duke theksuar se sot dëgjohet zëri i secilit prej tyre.

“PD fton qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë. PD u bën thirrje forcave të tjera politike të presin me qetësi rezultatet e votimit. Vota e çdo qytetari shqiptar sot është votë për mirëqenien, Shqipërinë e zhvilluar dhe Shqipërinë europiane”- theksoi Bregu.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›