Vrasja në Laç jehonë në mediat e huaja, theksohet rëndësia e zgjedhjeve
Tiranë- Vrasja e simpatizantit të LSI-së vetëm pak minuta që prej nisjes së procesit të votimit në Laç ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Agjensia e lajmeve Reuters i ka kushtuar një shkrim kësaj ngjarje duke theksuar që në hyrje të tij që këto zgjedhje janë tepër të rëndësishme për Shqipërine dhe se me sa vëmendje po ndiqen nga Perëndimi i shqetësuar mbi gjendjen e demokracisë në Shqipërinë anëtare të Nato-s.
“Një politikan u plagos dhe një aktivist vdiq në një shkëmbim zjarri gjatë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të dielën, një votim që është duke u ndjekur nga aleatët perëndimorë të shqetësuar për demokracinë në vend të NATO-s”,- nis shkrimi.
Reuters thekson se “Që nga viti 1991, Shqipëria asnjëherë nuk ka mbajtur zgjedhje që konsiderohen plotësisht të lira dhe të ndershme, dhe dështimi përsëri më tej do të vendosë prapa ambiciet e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”.
Teksa bën ehde një përmbledhje të informacionit të policisë dhe të vetë politikanëve në vendion tonë:
“Kreu opozitar i Partisë Socialiste Edi Rama ka anuluar vetë votën e tij të planifikuar për të udhëtuar në rajonin veriperëndimor të Laçit ku një aktivist i opozitës u vra në një shkëmbim zjarri dhe plagosjen e një kandidati zgjedhor të Partisë qeverisëse Demokratike.
Policia konfirmoi shkëmbim zjarri jashtë një vendvotimit dhe vdekjes së një burri 53-vjeçar. Raportet e lajmeve thanë se kandidati i partisë në pushtet, Mhill Fufi, u plagos rëndë dhe është duke u mjekuar në spitalin ushtarak të Tiranës.
Berisha, një ish- kardiolog i zjarrtë, kishte thirrur më herët shqiptarët të votojnë “në një mënyrë të civilizuar”.
“I siguroj ata vota e tyre do të respektohen plotësisht,” u tha ai gazetarëve pas votimit me gruan e tij, Liri, në kryeqytet”,- shkruan Reuters.
Sipas agjensisë së lajmeve Reuters, “sondazhet e opinionit janë të pabesueshëm, por japin pikë për një fitore të ngushtë për Partinë Socialiste të 48-vjeçarit Rama, një ish-kryebashkiak i Tiranës. Ai ka qenë i nxitur nga një aleancë me një parti të vogël majtiste parë në koalicion me Berishën”,- shkruhet më tej.