Bregu: Programi i qeverisë paçavure, pa përllogaritje dhe buxhetim
Buletin, paçavure, por asgjë të ngjashëm me programin. Kështu e ka cilësuar programin e qeverisë së majtë të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, deputetja demokrate dhe Ministre e Integrimit ende në detyrë Majlinda Bregu. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Bregu tha se Rama nuk ishte aspak serioz në atë që prezantoi, pasi sipas saj në dokumentin që ai e trumbeton si program jo vetëm që nuk u përmbahet premtimeve elektorale, por ska asnjë përllogaritje apo buxhetim. Madje sipas zonjës.Bregu shumë pjesë të programit dhe reformave të qeverisë në ikje, ai i lobon si risi dhe pjesë të programit të qeverisë së tij.
Ajo çfarë ndodhi sot në parlament ishte vazhdim i atij skenari që është bërë publik prej dy ditësh. Nuk ka ndodhur kurrë që opozitës ti kërkohet të vijë në parlament për prezantimin programin pa e patur atë në dorë. Përtej këtij fakti që nisi dje për ti mbyllur gojën opozitës, sot ishte maja e goditjes së parë të paralajmëruar nga mazhoranca ndaj opozitës. Nuk jemi surprizuar, por shpresuam se ndoshta ky njeri i zgjedhur si Kryeministër i shqiptarëve do ketë një sjellje ndryshe.
Rama vetëm program që nuk prezantoi, dëgjuam vetëm një sulm të paprecedentë ndaj mazhorancës së djeshme sapo kishte mbaruar fjalinë se do ishte konstruktiv, sulme dhe fyerje që nuk janë pjesë e programit. Prezantoi një program eufrik, ndërkohë që ska pse të jetë i tillë se ka po të njëjtat mandate të 2009. Në rast se sot do donte të dëgjonim programin e kësaj qeverie, duhet të ishte serioz dhe të fillonte me programin, që na ka mbërritur vetëm sot gjatë ditës në zyrën e grupit parlamentar të PD. Ky nuk është program, por thjesht pacavure. Që të jetë një program duhet tu përmbahet premtimeve elektorale.
Ky program është një buletin i përgatitur me një zhurmë të madhe, përmend premtimet e fushatës ,por ska asnjë përllogaritje, asnjë buxhetim. Ka thënë gjatë fushatës që do zerojë TVSH, në program thotë do e përgjysmojë. Në rast se gjatë fushatës ka premtuar 300 mijë vende pune shoqëruar me taksimin progresiv nuk ka në program asnjë përllogaritje, si do ti realizojë këto reforma, si do ti llogarisë tarifat për legalizimet falas. Jo vetëm ka tërheqje nga premtimet, por gjëja kryesore është se cfarë do të bëjë qeveria e tij dhe ai për 100 ditët e para të qeverisjes, ku janë premtimet për vitin e parë të qeverisjes, ka tërheqje nga premtimet kryesore që sdo arrijë dot ti mbajë. Që programi të jetë serioz duhet të jetë i besueshëm, të ketë indikatorë të matjes së performancës së qeverisë. Nëse nuk ka,ky program smund të jetë program.
Fjalimi i sotëm i këtij zotrisë që do jetë Kryeministër i shqiptarëve filloi përveçse me sharje dhe fyerje të papranueshme, me një nihilizëm të paparë për arritjet dhe reformat e këtyre viteve. Në rast se ke vendosur të jesh nihilist ose nuk kupton, ose je shumë i ligë. Në një kohë të vështirë ekonomike, ajo që donin qytetarët të dëgjonin është sesi ky zotëri do të mund të mbajë një performancë ekonomike, sesi ai do të mund të realizojë këto premtime pa e rënduar situatën ekonomike. Do dëgjoni fakte të tëra që janë copy 5 të programit dhe strategjive të qeverisë, që Rama i paraqet si pjesë të programit të tij 4 vjecar. Do dëgjoni për institucione që Edi Rama do që të ngrihen pa e ditur që ekzistojnë.
Sot ishte kurorëzimi i një sjellje të paramenduar sesi kjo mazhorancë do të sillet me opozitën. Kjo opozitë nuk ka asnjë interes tjetër madhor sesa ti kujtojë Edi Ramës çdo ditë premtimet me të cilat erdhi në pushtet. Në bindjen tonë me të mirat dhe mëkatet tona, ai nuk do ketë mundësinë ti realizojë, por ka bërë një mashtrim të madh me shqiptarët gjatë gjithë fushatës tha ajo.