E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama prezanton mbi 1 orë programin qeverisës, opozita lë parlamentin

Ora 18:10 ka shënuar edhe fillimin e seancës plenare të ditës së sotme, ku do të prezantohet programi qeverisës i Aleancës për Shqipërinë Europiane për katër vitet e ardhshme si dhe prezantimi i Ministrave të kabinetit të kryeministrit Edi Rama.


Sikundër në dy seancat paraardhëse edhe në të sotmen trupa diplomatike e Ambasadorëve rezidentë në vendin tonë kanë qenë aty, në llozhat e Kuvendit për të ndjekur nga afër fjalimin e parë të Kryeministrit, por dhe për tu njohur me programin e qeverisë.

Me Kryeministrin e ri dhe Ministrat të pozicionuar tashmë në vendet e tyre përkatëse, deputetët dhe gjithë të pranishmit, Kryeparlamentari Ilir Meta e nisi seancën, të parën pas marrjes së detyrës një ditë më parë, me betimin e deputetit dhe ish-ministrit të Financave Ridvan Bode, për shkak të mungesës së tij të martën.

Fillojmë seancën e ditës së sotme, e cila si cështjen e sotme ka prezantimin e programit politik dhe përbërjen e Këshilit të Ministrave në vijim dhe të dekreteve të Presidentit të Republikës të cilat janë para jush. Para se të vijojmë me rendin e ditës, ku kemi zhvilluar dhe me krerët e grupeve parlamentare. Do të ftoja deputetin Ridvan Bode për të bërë betimin. Do kemi kohën deri nesër në orën 00:00 për të dorëzuar pyetjet në lidhje me programin që qeveria të përgatitet. Seanca që do të vijojë me debatin që do të zhvillohet të shtunën në orën 10:00, tha Meta.

Menjëherë pas kësaj Meta i ka dhënë fjalën Kryeministrit të ri Edi Rama. Ky i fundit e ka nisur fjalën e tij duke përkujtuar ngjarjen e 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuar, ku shprehu dhe njëherë vendosmërinë për të mbështetur çdo veprim që Presidenti amerikan do të ndërmarrë për përmbysjen e regjimit të dikatorit të Damaskut.

Jetojmë në një luftë të re, ndoshta në një formë të re, ku armiku shfaqet herë si profet e herë si ushtar, herë si martir, e herë si turmë. Të vrarët e 11 shtatorit janë edhe të vrarët tanë. Është një luftë që për aq sa sa na takon, të madhësisë dhe peshës sonë gjeografike apo ushtarake, ka qënë dhe mbetet edhe lufta jonë. Ne do të jemi përkrah Amerikës kudo që kjo luftë ta kërkojë, sepse ky armik ka dalë nga errësira më e thellë jo për të goditur një popull më vete, por për të shkatërruar krejt ekzistencën sonë, ku liria smund të jetë e përhershme nëse mbrojtja nuk është e përditshme. Ja pse dua ta përsëris sot prej këtu që pas barbarisë kimike në Damask, si unë, ashtu si dhe e pohoi edhe paraardhësi im, Shqipëria mbështet pa asnjë ngurrim çdo veprim që Presidenti amerikan do ndërmarrëtha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›